Takimet e gjata të Saimirit gjatë javës së kaluar nuk paskan qenë aq sa kemi parë të gjithë. Silvana, njëra prej binjakeve që ai e ftoi në SPA, ka marrë edhe një ftesë nga princi për një udhëtim në ishullin grek të Mykonos.

Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i i “Love Story” ndau disa biseda të shkurtra edhe me disa nga konkurrentet, mes të cilave ishte edhe Silvana.

“Daily Love Story” ka publikuar sot të gjithë takimin, një pjesë e të cilit u transmetua të hënën gjatë spektaklit? Çfarë ka thënë Silvana në takim? Po Saimiri? Ç’do të thotë një udhëtim në Mykonos?

“Të zgjodha sot, vetëm sepse kur ju shoh të dyja më dukeni si i njëjti person”, - it ha Saimiri Silvanës, e cila u shpreh se edhe asaj i vinte mirë që ai tashmë ka arritur t’i ndajë motrat nga njëra-tjetra.

Ndër të tjera, Silvana dhe Saimiri kanë folur edhe për preferencat që kanë për partnerin e tyre, cilësitë që presin t’i gjejnë tek ata.

Dua të të përshkruaj pak mashkullin ideal, që nuk është se e kam gjetur ndonjëherë. Nuk e dua të ëndrrave, mjafton të plotësoj disa kërkesa të miat. Pika e parë duhet të jetë i sinqertë. Nuk e di nëse ti je i sinqertë se ti s’më dukesh shumë”.

Çfarë më pëlqeu tek ti sot ishte se…shumë vajza këtu nuk të pëlqejnë nuk e di nëse e kam konceptuar gabim. Sipas meje ti i seleksionon vajzat? Mua më pëlqejnë meshkujt që i seleksionojnë vajzat”.

Sigursht, sepse nuk jam nga ato që marr çdo vajzë, se përndryshe nuk do isha beqar. Unë shoh çdo gjë te një vajzë, që nga e folura, që nga e lëvizura, mënyra si vepron…” – tha Saimiri.

Më tej, ai i shpjegoi Silvanës çfarë ka pëlqyer deri tani tek ajo që nuk e ka parë te motra e saj.