Loja me foto i ka bërë vajzat e “Love Story” të zbulojnë më shumë për gjërat që mendojnë për njëra-tjetrën. Marrëdhëniet që ato kanë krijuar ndryshojnë, por sa u përket disa mendimeve që kanë krijuar për secilën, shumica prej tyre bien në një mendje. Kur janë pyetur për vajzën më të zgjuar dhe vajzën më nevrike, pjesa dërrmuese kanë përmendur të njëjtët emra, Xhesin si vajzën më të zgjuar dhe Arianën si vajzën më nevrike.
Cila është vajza më e zgjuar?
Meri: Secila ka zgjuarsinë e vet, por meqë studion edhe për drejtësi është Xhesi.
Redona: Çdo vajzë është e zgjuar, por zgjedh Xhesin.
Xhesi: Ndoshta do të duket pak si mungesë modestie, por mendjen time e kam quajtur gjithmonë si aset, do veçoja veten.
Ariana: Të gjitha kanë zgjuarsi, por zgjedh Xhesin.
Generda: S'e di, Enxhëll.
Suela: Të gjitha janë të zgjuara, por do veçoja Xhesin, Generdën dhe Enxhëllin.
Flavia: Xhesi dhe Enxhëll.
Cila është vajza më nevrike?
Meri: Atë përshtypjen si nevrike ma krijon Ariana.
Redona: Çdo vajzë është nevrike, por më nevrike është Ariana.
Xhesi: Nuk do thoja nevrike, mbase impulsive, Ariana.
Ariana: Vajza më nevrike jam unë, për mirë jo për keq.
Generda: Vajza më nevrike është Ariana.
Suela: Redona, kjo është më nevrikja.
Flavia: Ariana është nevrike, njerëz!