Edhe pse na ka dhënë shpesh përshtypjen se është kundër të gjithëve, Robert Aliaj me sa duket ka pasur “të preferuarat” e tij në Love Story.

Gjatë një interviste për programin “Daily Love Story”, Roberti është shprehur se nuk do të donte që Silvana dhe Albana të ishin larguar.

“Unë nuk doja të iknin binjaket. Ato tregonin që kishin personalitet dhe kishin opinion, mendim për gjërat. Treguan dimensione qytetarie që të tjerat i kanë shumë më pak”, -është shprehur Roberti.

Ndërsa sa i përket mendimit të tij për të preferuarën e publikut, ai ka përmendur Merin dhe Enxhëllin.

“Nuk e di, ato janë më afër modelit femëror që kanë shqiptarët, vajza të urta, vajza që nuk duan të japin bindjen që kanë opinion. Nuk dua që t’i gjykoj sepse ndoshta do keqkuptohen, nuk dua të futem në këtë dimension.”