Ka mbetur edhe fare pak nga fundi i këtij rrugëtimi që nisi 15 javë më parë. Ishin 21 vajza konkurrente në “garë” për të fituar zemrën e Saimirit dhe në fund kanë mbetur vetëm dy. Generda, vajza bukuroshe që la gjithçka në Gjermani për t’u bërë pjesë e spektaklit e për të fituar zemrën e princit, dhe Meri, bukuroshja nga Elbasani që fare pa zhurmë i ka bërë të gjithë për vete deri në fund.

Me siguri, pyetja e të gjithëve, sidomos përgjatë javës së fundit, ka qenë “cilën do të zgjedhë Saimiri për ta pasur partnere edhe jashtë këtij dating show?”

Na vjen keq, nuk kemi ende një përgjigje për këtë.

Megjithatë, mbrëmja finale ka rezervuar shumë surpriza. Me siguri, të gjithë ju që e ndiqni Saimirin në Instagram, keni zbuluar që gjatë kësaj jave, ai ka udhëtuar drejt Romës dhe Stambollit – në dy qytete romantike, vatra dashurie që ia shtojnë dashurinë kujtdo që i viziton.

Natyrisht, Saimiri i ‘ka ndarë’ këto qytete me dy vajzat, Merin dhe Generdën, me të cilat ka kaluar një kohë shumë të bukur, në mjedise romantike e mbresëlënëse.

Gjatë mbrëmjes, ju do të zbuloni detaje speciale nga takimet e Saimirit, ndoshta edhe mund ta kuptoni pak më herët vendimit të tij se cila është e preferuara, por gjithashtu, do të zbuloni edhe çfarë do të ndodhë me protagonistin e ‘Love Story’ dhe të zgjedhurën e tij pas kësaj mbrëmjeje.

Qëndroni gati për të zbuluar gjithçka vetëm në Tv Klan.