Meri është vajza që rrëmbeu zemrën e Saimirit, duke dal përkrah tij nga spektakli “Love Story”. Në ekran e kemi parë Merin si një vajzë të qetë dhe të sigurt, që nuk e vriste mendjen se çfarë thuhej për të. Por gjithçka ka kufij! Si një nga protagonistet e një spektakli shumë të përfolur, ajo nuk kishte si t’u shpëtonte thashethemeve e spekulimeve që vijnë bashkë me famën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @meri_murrizi

Në një postim në Instastory, Meri ka vendosur të reagojë ndaj të gjithë atyre që kanë diskutuar duke filluar që nga ngjyra e lëkurës së saj dhe kanë arritur deri aty sa kanë prekur edhe familjarë të saj.

“Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime, ju falënderoj pamasë për fjalët e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhënë gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story. Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe intriga nga më djallëzoret, qëllimi i të cilave ishin që unë të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ia dola të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit dhe unë e dëshiroja! Jam e lumtur që dola nga ky show me Saimirin në krah! Ndihem më shumë se e bekuar! Por, edhe sot, ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vet, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë! Lërini njerëzit në paqe! Të gjithë ata që me njohin në Elbasan, dinë gjithçka për origjinën, traditën dhe familjen time të respektuar! Gjithashtu janë munduar edhe të spekulojnë me shokët dhe miqtë e mi, duke përdorur foto të marra nga profili im! Deri më tani jam treguar shumë e vërtetë dhe ashtu do jem gjithnjë! Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”, -ka shkruar Meri.