Love Story 2” ka nisur rrugëtimin që nga kjo e hënë, por ende mbahen mend shumë prej protagonistëve të edicionit të parë. Një prej vajzave më të spikatura të vitit të kaluar, ndonëse ishte ndër më të preferuarat për të fituar zemrën e Saimirit, në fakt vendosi që ta linte në mes rrugëtimin në kërkim të dashurisë.

Por ja ku është Engjëll, një vit më pas me një dashuri të re, të cilën së fundi ka zgjedhur ta bëjë publike. Partneri nuk është emër i panjohur për publikun.

Ish-konkurrentja e ‘Love Story’ ka bërë një deklaratë publike dashurie për Vani Gjuzin.

“Historia ime e vërtetë e dashurisë”,- ka shkruar Engjëll krahas fotove me të dashurin në krah.

Me dhjetëra urime e përgëzime kanë shkuar në adresë të Engjëll, e cila duket shumë në formë dhe po kaq e lumtur gjithashtu pranë dashurisë së saj.