“Talk Love Story” në Tv Klan nën drejtimin e Eni Shehut ka pasur ditën e sotme fokusin në takimin e Danielës dhe Frankos.
Ajo që është komentuar në studio ka qenë deklarata e Deas se si ka mundësi që në takimin e parë “të qash” për ish të dashurin.
Nga ana tjetër, Daniela nuk ka qenë dakord me atë që ka thënë fronistja tjetër duke shtuar se ka qenë pjesa e familjes që është përfshirë në momentin e ndarjes me ish-të dashurin ajo që e ka prekur.
Pas fjalëve të fronistes, Dea ka shprehur pendesë duke i kërkuar falje.
Dea: Atë që ajo ndau për lidhjen e saj 7-vjeçare nuk mendoj se është normale që të vish në takim me dikë tjetër dhe të qash për ish-at e tu.
Franko: Unë kam pëlqim për të dyja, por pëlqimi im është vetëm për Danielën.
Dea: Unë nuk ndjek asnjëherë asnjë mashkull dhe nëse Franko ka interes vetëm për Danielën, atëherë as unë nuk do të bëj asnjë përpjekje për të.
Daniela: Unë gjithmonë kur shoh klipin tim emocionohem dhe doja t’i kthesha Deas se unë nuk kam qarë për një lidhje të humbur, unë kam qarë kur është prekur pjesa e familjes. Unë kam thënë se gjatë ndarjes, ai person më ka prekur familjen, aty prekem.
Dea: Unë të kërkoj falje. Takimi i Danielës me Frankon më është dukur shumë i ndjerë. Frankoja i ka krijuar Danielës komfortin që ajo të shprehet për familjen dhe humbjet e veta, qoftë dhe për të dashurin. Unë ashtu e kam kuptuar, dhe i kërkoj sërish falje Danielës. Mua në një moment mu duk se Daniela e vuante lidhjen 7-vjeçare dhe mendoj se ajo nuk është gati akoma për një lidhje të re.
Daniela: Unë nuk nxorra asnjë lloj dhimbje për atë që fola. Në momentin që më pyeti, i dhashë një përgjigje. Ishte një takim i parë dhe ne folëm gjërat më reciproke, unë humba në sensin e bisedës.