Dea dhe Daniela, pasi janë njohur me klipin prezantues për Bajronin, kanë shprehur pëlqimin për të. Në “Talk Love Story” në Tv Klan, dy fronistet janë shprehur se Bajroni është shumë djali i mirë, por pëlqimin për të e kanë shprehur dhe dy opinionistet, Xhensila Pere dhe Zhaklin Lekatari.

Daniela: E shijova shumë takimin, sidomos me atë perëndimin e diellit. Dy në një.

'Bajroni është shumë i ëmbël, përcjell shumë pozitivitet. Më jep përshtypjen e një djali shumë të embël' - tha Dea pas Danielës, por nuk paska qenë e vetmja. Në 'garë' për Bajronin sapo kanë hyrë edhe opinionistet Xhensila dhe Zhaklin.

Xhensila dhe Zhaklin: Edhe ne.

Dea: Na u bënë dy kundërshtare.

Daniela: Paskemi shumë konkurrencë të madhe.

Bajroni: Më vjen mirë që Daniela ka ndryshuar mendim.

Daniela: Nuk e kam pasur asnjëherë opinionin e gabuar.

Xhensila: Kristina, mendoj se i di këto gjëra?

Kristina: Të gjitha nuk i dija, më pëlqeu shumë klipi dhe me tërhoqi akoma më shumë.

Xhensila: Jam kurioze të di se çfarë di ti?

Kristina: E dija që është fotograf, që jeton në Itali, por nuk e dija për lidhjet.