Këtë mbrëmje, Love Story ka nisur me takimin e Kristit me Xhenin. Gjatë kohës që kanë kaluar tek Mrizi i Zanave, ata kanë njohur disa detaje më shumë rreth karakterit të njëri-tjetrit. Njëri prej këtyre është besnikëria. Xheni është shprehur se besnikëria është tipari që vlerëson më shumë tek një mashkull, dhe duke qenë se tek të gjithë djemtë që ka njohur, nuk e ka gjetur këtë tipar, ajo nuk ka pasur asnjëherë lidhje serioze.
Pas kësaj Kristi ka treguar një detaj nga lidhja e tij e dashurisë 4-vjeçare.
"Kam pasur situata që kam dashur të tradhtoj, por nuk mundesha, kisha një bllokim, nuk mund t'ja bëja këtë asaj."- u shpreh ai gjatë takimit me Xhenin.
Kjo deklaratë Kristit u diskutua dhe gjatë spektaklit, ku Kristi po përpiqej ta bënte më të qartë:
"Kisha nevoj për tradhti, sepse ishte egoja në lojë dhe situatat në marrëdhënien tonë. Edhe pse duheshim ne nuk ishim për njëri-tjetrin."