Natën e sotme në Love Story pati një përplasje mes dy opinionistëve, Bleonës dhe Robert Aliajt. Ndërsa ishin duke diskutuar rreth materializmit në një marrëdhënie, nëse është më i theksuar nga ana e vajzave apo djemve, Roberti është shprehur se vajzat janë më materialiste, duke marrë parasysh faktin që ai ka krijuar familje, ndërsa dy opinionistet që ka në krah, jo.
“Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë,” është shprehur ai, duke shtuar: “Nuk çohet modeli “Qerreti” në Amerikë. Të jetosh me familjen në vitin 2021, në moshën 50 vjeç, është skandal.”
Kjo gjë duket se e ka acaruar shumë Bleonën, e cila ka shpërthyer.
“Unë e para s’jam 50 vjeç. Ore, qenke idiot ti! Ti qenke komplet idiot! Unë s’të paskam njohur deri tani. Kush të jep ty të drejtë të më gjykosh mua? Unë mamin dhe babin tim do t’i mbaj deri ditën që të vdes. Dhe nuk më ndalon ti. Ç’është kjo idiotësi e madhe!”
View this post on Instagram