Pak minuta pas sherrit me Robertin, Bleona u largua nga studio duke e lënë karrigën e saj bosh. Ndonëse Alketa u përpoq të qetësonte ujërat dhe të kërkonte “një trajnues joge”, në të vërtetë situata duket se nuk u qetësua.

Pas një klipi nga takimet e javës dhe një diskutimi në studio mes konkurrentëve në kërkim të dashurisë, Bleona ende nuk u rikthye në vendin e saj.

Duket se Bleona është prekur nga fjalët e Robertit, pasi ai, në debat e sipër i përmendi edhe Qerretin, madje edhe faktin që ajo jeton ende me prindërit e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)

Pasi nuk po e shihte për disa minuta, Alketa pyeti nëse Bleona kishte lënë programin, por Roberti kundërshtoi: “Jo, është larguar për pak...”

“Gjithçka është në rregull?” –ishte pyetja e radhës nga Alketa dhe Roberti pohoi, duke lënë të kuptohet se, pavarësisht debatit, ata të dy janë miq prej vitesh, kështu që edhe debati televiziv mes tyre, mbetet konstruktiv.

Pas rikthimit të Bleonës në karrigen e saj, Roberti u mundua ta qetësonte situatën, duke thënë se me Bleonën janë miq dhe ishte thjesht një shembull që ai mori për të shpjeguar më qartë atë që donte të thoshte.