Takimi i Danielës dhe Viliani u shoqërua me shumë emocione.
Ata na dhanë kënaqësinë e një tjetër puthjeje, pas asaj të Deas dhe Albionit, këtë mbrëmje.
"Çfarë çmendurie ke bërë në jetë që e mendon me nostalgji?"- ishte një nga pyetjet e Danielës.
"Ka qenë një vajzë, ajo të cilës i kam dhënë puthjen në moshën 14 vjeçare. Takoheshim shumë fshehurazi, një ditë të bukur më tha kjo hajde tek shtëpia se nuk kam askënd. Sa u ulëm, ra dera, erdhi babi i saj. Në momentin që i ati ka hyrë në ballkon unë kam kërcyer nga atje dhe kam thyer krahun."- tregon Viliani.
Daniela hedh idenë për të bërë lojën me dënime, e cila i kushtoi një puthje romantike me Vilianin.
Pavarësisht se patën një takim të bukur, Daniela i dha një mundësi Reit për javën e ardhshme.