Ndyshe nge edicioni i parë i ‘Love Story’, kur puthjet në buzë i pamë pothuajse në javët e fundit të spektaklit, këtë vit duket se konkurrentët janë më të zjarrtë, madje aq shumë saqë edhe puthjet në buzë kanë nisur t’i shkëmbejnë qysh në takimet e para. Megjithatë, përtej emocionit dhe ndjesisë që përcjellin, puthjet po nxitin edhe xhelozitë dhe “sherret” te konkurrentët në kërkim të dashurisë.

Në takimet e vajzave gjatë kësaj jave, nuk kanë munguar puthjet në buzë, të cilat kanë nxitur më tej debatin mes djemve dhe vajzave në pasditen e “Love Story Talk”.

Në takimin e kësaj jave, Dea u puth në buzë me Albionin.

Unë jam shumë xheloz, por të shoh si do të sillet Dea në takim. Ajo nuk do të puthë asnjë tjetër dhe unë do të jem i pari dhe i fundit”, – ishte deklarata e Albionit pas takimit me Dean. Por Dea ia bëri të qartë se ajo ka ardhur në këtë spektakël për të gjetur dashurinë, kështu që mund të jetë normale edhe që të puthet me djem të tjerë.

Më vjen shumë keq, Albion, por nëse në një moment tjetër detyrimisht do të ndodhë një puthje, më fal. Çfarë problemi ka? Nëse unë e ndjej të puth dikë tjetër, është krejtësisht normale”.

Ndërkohë, edhe takimi i Danielës me Vilianin këtë javë ka shkuar si jo më mirë. Edhe ajo është puthur në buzë me të zgjedhurin e saj në takim. Por nuk e la me aq.

Daniela ka vijuar ‘provokimet’ për djemtë e tjerë që tashmë kanë shfaqur hapur xhelozinë për të. Pas puthjes me Vilianin, i pari që i rrëmbeu një puthje në buzë, ajo sot ‘i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit’ duke u puthur në buzë edhe me Albionin.

Unë jam aq e gatshme që t’ia kthej puthjen Vilianit tani dhe të gjithë të rrinë ulur, të shohin”,- tha Daniela në studio dhe iu drejtua Vilianin dhe i dha një puthje live.

Puthja e Danielës dhe Albionit në studio bëri që Rei, njëri prej konkurrentëve, të linte studion për disa minuta.  

Çfarë po ndodh me vajzat froniste? Janë ato më të nxehta në ndjenja? Po djemtë e tjerë çfarë mendojnë për to? Ka edhe nga ata si Andi, i cili iu drejtua vajzave froniste: “Janë bërë 3 takime, jemi 12 çuna, ti me 2 ke dalë i ke puthur të dy. Po me 12? Do i puthësh të gjithë? Po ti njini njëherë. Si mund të marr unë në shtëpi një gocë që puthet me 20 çuna? Nuk e marr dot”.

Po djemtë në fron? Duket se Xhoni dhe Kristi po tregohen pak më të rezervuar apo më të kujdesshëm për t’u dhënë një puthje vajzave të tyre të zgjedhura. Apo mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë me ta në takimet e tjera?