Gjestet e Kristit në spektaklin e së hënës kanë nervozuar vajzat e ‘Love Story’. Gjatë emisionit të sotëm në ‘Love Story Talk’, të gjitha konkurrentet janë shprehur kundër fronistit, edhe pse disa prej tyre e kanë kuptuar deri diku, duke thënë “ai kështu është”.

Por Kristi, edhe pse ka pasur kundër të gjitha vajzat, sërish ka këmbëngulur duke thënë se gjestet e tij me gishtin e madh të dorës nuk duhet të merren si ofendim.

S’ka lidhje me negativitet. Ne duhet të marrim parasysh që fakti që ti vjen në një program televiziv nuk meriton automatikisht respekt. Ti mund të vish në një program televiziv dhe…”

Xheni: Ti sapo the që në momentin që vjen në një program televiziv nuk është me patjetër respekti apo jo?

Eni Shehu: E marrim me radhë, ju vajza ndjeheni të ofenduara?

Xheni: Unë nuk kam pse të ndihem e ofenduar nga një person ofendon vetëveten.

Sellma: Unë i them fronistit që në radhë të parë të sillet me maturi dhe respekt kundrejt emisionit dhe pastaj kundrejt gocave, sepse ky është një emision të rriturish dhe ti e kthen në një emision fëmijësh me gjestet që bën. E dyta dhelpra kur nuk e kap dot rrushin kështu verpon.

Anxhi: Duke njohur tipin e Kristit, jo se mora një po, por dhe nëse do të kisha marrë një jo nuk do isha ndjerë e ofenduar, pasi Kristin e kemi njohur deri tani dhe këto gjëra nuk është se tregojnë mos respekt.

Liljana: Ai ka mënyrën e tij për të bërë gjërat.

Xheni: Dhe kur të nxjerr gishtin e mesit kështu do jetë çështje respekti.

Kleona: Unë mendoj që Kristi i bëri ato gjeste për ato që mendon ai se e meritojnë.

Kristi: Unë një gjë nuk kuptoj pse gishti okej kishte problem, ndërsa ndryshe ka problem.

Xheni: Janë të dyja.

Klaudia 2: Mua mu duk sikur ishim në një konkurs.

Klaudia 1: Unë faktikisht nuk e kuptoj, pasi jashtë është shumë ndryshe ato gjeste janë lojë.

Nga ana tjetër, kundër fronistit ka qenë dhe publiku, në videon ku ai shfaqet duke bërë gjeste kundër vajzave shumë komentues kanë reaguar kundër tij, madje kanë kërkuar dhe largimin e tij nga emisionit.