Kristi ka qenë sot në qendër të vëmendjes, ku ka debatuar me vajzat. Xheni në dhomën e kuqe ka thënë se Kristi atë e ngacmon në prapaskenë, por ajo thotë se nuk do ta pranojë në një takim pasi i pëlqen të “shesë dëngla”.
Gjatë emisionit ‘Love Story Talk’, Kristi nuk ka pranuar një gjë të tillë duke thënë se nuk e ngacmon fare Xhenin.
Xheni: Kristi, gjatë gjithë kohës në prapaskenë është duke më ngacmuar dhe duke më vëzhguar, atëherë çtë bëjmë jam një obsesion me sa duket. Nuk do e pranoja Kristin në rast se do më zgjidhte pasi kam qejf që të shes dëngla.
Kristi: Unë kam një lloj etike humane, unë kur futem në Klan i flas gocës që pastron me gjithë respektin. I flas recepsionistes. Nuk e di çfarë quan Xheni obsesion. Unë kam qejf që të argumentohet ajo.
Xheni: Shumë herë në prapaskenë Kristi më ngacmon me fjalë me shikime, unë nuk kam si ti filmoj dhe faktoj normalisht por thjesht janë gjëra që kanë ndodhur. Edhe Zhaklin ka qenë në një episod.
Por edhe pse konkurrentja përfshiu dhe Zhaklinën, opinionistja u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk ka parë asgjë të tillë.