Gjatë spektaklit të djeshëm të “Love Story” në minutat e fundit të programit, Andi kërkoi të bënte një komunikim, duke rrëfyer se nuk kishte interes për asnjë prej fronisteve, por shtoi se nuk dëshironte ta linte programin i vetëm. Në një mënyrë krejt të papritur, ai iu drejtua Klaudias, duke e pyetur nëse pranonte të vazhdonin të njiheshin bashkë jashtë.

E emocionuar dhe e kapur në befasi, Klaudia theksoi se kanë folur si shokë deri tani, por tregoi interesin e saj për ta njohur më shumë jashtë emisionit.

Sot në “Love Story Talk”, të dy kanë qenë të ftuar për të rrëfyer më shumë për këtë ndjenjë të lindur mes tyre. Andi tregoi se veprimi i djeshëm ishte totalisht spontan, pasi nuk kishte përgatitur asgjë nga ato që ndodhën.

“Gjërat vijnë papritur. Dje ishte një gjë momentale, nuk e kisha planifikuar. Edhe Klaudias i erdhi papritur. Unë mendoj se rastësitë në jetë janë gjërat më të bukura. Jetojmë të tashmen, asnjë nga ne nuk e di si do jetë e ardhmja. Jam i lumtur se unë nuk kisha interes dhe kimi me asnjë prej gocave. Mendoj se Klaudia ka qenë dhe është vajza më e përshtatshme që plotëson kriteret e mia”, -sqaroi ai.

Ndërsa Klaudia rrëfeu se në fillim nuk e mori seriozisht dhe u surprizua shumë nga veprimi i Andit.

“Jemi njohur si shokë, por do njihemi jashtë. Unë u befasova. Në fillim nuk e mora seriozisht.”

Klaudia tregoi gjithashtu se më shumë tek Andi pëlqen humorin e tij dhe mënyrën si i thotë gjërat.