Gjatë mbrëmjes së djeshme, kastit të djemve në “Love Story” iu shtuan edhe katër pretendentë të rinj. Në dhomën e kuqe ata kanë treguar se çfarë vlerësojnë më shumë te Dea dhe Daniela.

Madje, Daniela ka zgjedhur që në takimin e kësaj të ftojë një nga djemtë e rinj, Leutrimin. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Vilianit, me të cilin Daniela ka pasur shumë afrimitet.

Ajo ka treguar se Viliani është bërë xheloz dhe për këtë kanë ndikuar konkurrentët e rinj.

“Me këto hyrjet e reja sikur u kompleksuan pak gjërat. Filloi xhelozia te Viliani, me sa pashë. Direkt pas spektaklit iku dhe nuk më foli”.

Nga ana tjetër, Viliani e mohon të jetë bërë xheloz, sepse nuk ka asnjë frikë nga hyrjet e reja.

“Për çunat e rinj unë nuk ndiej asnjë lloj frike apo xhelozie, sepse unë e njoh shumë mirë Danielën dhe është shumë e vështirë që ta bësh për vete”, -u shpreh ai.

Daniela pranoi se është shumë e lumtur që iu shtuan kastit djemtë e rinj.