Moderatorja e "Soiree" në Top Channel, ka vendosur që t'i surprizojë të gjithë në puntatën e radhës së emisionit të saj. Ne që jemi mësuar ta shohim gjithë kohës Jonida Shehun brune, është momenti që të njihemi me imazhin e saj të ri! Dhe nuk është diçka rastësore, por një goxha ndryshim!

Prezantuesja simpatike, ka vendosur të bëhet bionde dhe me siguri që ky ka qenë një nga ato vendimet e mirë menduara! Në puntatën e të mërkurës së ardhshme, në një mbrëmje të dedikuar për gratë e famshme bionde shqiptare, me sa duket edhe e zonja e shtëpisë së "Soiree" ka vendosur që t'i bashkohet atyre jo vetëm me skaletën e emisionit, por edhe me imazhin e saj duke u shndërruar në një bionde. Por, mos u trembni! Me sa duket ky është një ndryshim i përkohshëm i Jonidës, sepse flokët e reja nuk janë asgjë me shumë se një paruke!

Gjithsesi ne mendojmë se i shkojnë vërtet shumë apo jo?