Sot ajo ka jetën që shumë vajza me gjasë e ëndërrojnë! Është bashkëshortja e një miliarderi, është nënë e dy vajzave të bukura, bën jetë luksoze dhe kudo është e rrethuar nga gjërat e bukura e të shtrenjta. Jo vetëm, investimi personal që ajo ka bërë tek vetja, si një prej supermodeleve shqiptare më të njohura në botë, por edhe për faktin që ajo zgjedh të jetë shpesh në qendër të vëmendjes për nismat me natyrë humanitare apo për mesazhet e forta që jep tek gratë, e bën Emina Çunmulajt një personazh protagonist në rrjetet sociale.

Por, si të gjithë ne, edhe ajo ka pasur një fazë të parë në jetën e saj, përpara se të bëhej e famshme. Kështu, ka qenë vetë Emina që ka postuar një foto të vjetër, me siguri të nxjerr nga arkivat familjare ku ajo duket një vajzë e vogël, por mjaft simpatike dhe e qeshur.

Në këtë foto, modelja e njohur shfaqet bashkë me nënën e saj dhe dy motrat e tjera. Një portret familjar që flet shumë, por që mbi të gjitha na tregon një tjetër epokë të panjohur për ne, atë të periudhës përpara se Emina Çunmulaj të bëhej e famshme!